Petrit Vasili: Pas DENONCIMIT të Bashës dhe opozitës u rritën VDEKJET nga Covid-19

Publikuar tek: politike, më 14:01 01-12-2020 Petrit Vasili: Pas DENONCIMIT të Bashës dhe opozitës u rritën VDEKJET nga Covid-19

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka vënë në dukje rritjen e numrit të viktimave nga Covid-19 pas denoncimit nga Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se prej datës 10 nëntor deri më 19 nëntor kushte 86 viktima nga Covid-19, ndërsa nga data 20 nëntor deri më 29 nëntor, pati 141 vdekje.

Sipas tij kjo rritje nuk është e rastësishme, por lidhet me manipulimin e numrit të vdekjeve të Covid-19 nga kryeministri Edi Rama. Më tej Vasili shkruan se duhet një hetim urgjent lidhur me këtë çështje.

Postimi i plotë:

Rriten 64% vdekjet nga COVID ne Shqiperi, pas denoncimit nga Opozita dhe Basha??

Prej dates 10 nentor deri ne 19 nentor kishte 86 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.

Ndersa prej dates 20 nentor deri 29 nentor pati 141 raste humbje vdekje.

Rritja e numrit te vdekjeve eshte kritike me 64%, eshte nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.

Cfare ndodhi?

A mos pesoi mutacion virusi? Jo kjo nuk ka ndodhur .

A e goditi ndonje uragan vendin? Jo jo as kjo nuk ka ndodhur.

Shume e thjeshte per te kuptuar.

Ne date 20 nentor u DENONCUA fort dhe qarte publikisht nga opozita dhe Basha, qe vdekjet po fshiheshin.

Qe mbas kesaj dite rritja eshte plot 64% dhe kjo kerkon analize dhe hetim te thelluar deri ne nje.

Deklaratat politike te Kryeministrit dhe te disa mjekeve te akaparuar vetem rendojne akoma me keq situaten.

E verteta duhet zbardhur pa asnje hezitim pasi jane jete te humbura shqiptaresh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon rikonstruksioni në Bulevardin ‘Zogu I’, hapet qarkullimi, ja si duket (FOTO)
ZYRTARE/ Shtyhet nisja e bisedimeve me Shqipërinë në mars të vitit 2021, ZBARDHET vendimi i ambasadorëve të BE-së »
Article Logic
Execution time: 0.0099430084228516
array(1) { ["section"]=> string(88) "petrit-vasili-pas-denoncimit-te-bashes-dhe-opozites-u-rriten-vdekjet-nga-covid-19-229777" }