Petro Koçi i kujton Sali Berishës: Të njëjtin avaz ke për prapanicën tënde: Nano IK, Majko IK, Meta IK, Rama IK (Kujton protestat kundër të mazhorancës së majtë)

Publikuar tek: politike, më 11:58 20-06-2019 Petro Koçi i kujton Sali Berishës: Të njëjtin avaz ke për prapanicën tënde: Nano IK, Majko IK, Meta IK, Rama IK (Kujton protestat kundër të mazhorancës së majtë)

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, socialist i orëve të para, që ka qenë në funksione të ndryshme në kohët e ndryshme kur ka qeverisur e majta, kujton se Sali Berisha ka të njëjtën filozofi dhune për ardhjen në pushtet.

 

Sipas Koçit, këtë e ka bërë me Nanon, e ka bërë me Majkon, e ka bërë edhe me Metën, e tani po e provonon me Edi Ramën. Të gjitha, sipas Koçit i ka për hallet “e prapanicës” së vet.

Shkruan Petro Koçi:

Kur ishte Nano kryeminisiter në ‘97 – ’98-en bëri revolucionin “Nano ik”! Në 14 Shtator bëri tentativën për grusht shteti. Lexoni gazeten RD të datave 9, 10,11 ,12 shtator 1998, para vrasjes se Azem Hajdarit për të kuptuar që s’kishte lidhje me atentatin, por me programin e PD.

Në ‘98-’99, erdhi Majko. Prapë revolucion me demostrata te përnatshme me Sloganin "Qeveri komuniste, qeveri hajdute, qeveri tradhetare!" Edhe pse në Shqiperi u strehuan mbi 500.000 vëllezër e motra nga Kosova.

Me vetë bashkëpunetorin e tanishëm Meta, e njejta histori: Meta ik! Bile më pas kur ky ishte kryetar Kuvendi, iu vërsulën me dhunë në parlament!

Edhe tani Saliu po frymëzon të njëjtin revolucion kundër Kryeministrit të partise kundershtare! Të jeni te bindur që nuk e ka me Ramën! As me përgjimet!

E ka me zakonin dhe me hallet e prapanicës se tij!

Kjo situate nuk ka lidhje me 97 ën!

Eshte fotokopje e 14 shatorit 98!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019583940505981
array(1) { ["section"]=> string(161) "petro-koci-i-kujton-sali-berishes-te-njejtin-avaz-ke-per-prapanicen-tende-nano-ik-majko-ik-meta-ik-rama-ik-kujton-protestat-kunder-te-mazhorances-se-majte-168985" }