PEZË, Erion VELIAJ thumbon Ilir METËN: Konferenca për bashkim, por veç partizanët luftuan; Bashkimi bëhet kur nuk flitet keq për Shqipërinë te Ndërkombëtarët (REAGIMI I PRESIDENTIT)

Publikuar tek: politike, më 12:28 16-09-2019 PEZË, Erion VELIAJ thumbon Ilir METËN: Konferenca për bashkim, por veç partizanët luftuan; Bashkimi bëhet kur nuk flitet keq për Shqipërinë te Ndërkombëtarët (REAGIMI I PRESIDENTIT)

Festa e Pezës, organizuar sot në fshatin Pezë, nuk i shmangu dot polemikat dhe ndarjet që ekzistojnë mes të majtës dhe presidentit të republikës.

Ndërsa Erion Brace, zv.kryeministri, u mor vec me festën, festimet, dhe përgatitjet për 75 vjetorin e clirimit të vendit, ishte Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë, ai i cili ka dashur t’i thotë në sy disa të vërteta presidentit të vendit, sidomos, pas deklaratës së fundjavës së kreut të shtetit që i bënte thirrje shqiptarëve të merrnin fatet e tyre në dorë.

Erion Veliaj u referua disa herë në fjalimin e tij me faktin “sic thotë dhe presidenti…”, por pa lënë menjanë ironinë.

“Sic tha dhe presidenti, të gjithë e dimë që pluralizmi ishte këtu në Pezë por kur u shkrepën armët vetëm partizanët vajtën për të luftuar, ndaj patjetër që duhet ta inkurajojmë pluralizmin por kudo edhe kur shkojmë në kuti të votimit edhe kur shkojmë dhe flasim me kancelarit e huaja edhe kur përfaqësojmë bindje të ndryshme, ama kurrë nuk do të shkrehim pushkë kundër Shqipërisë edhe pushka sot nuk është vetëm me plumb, pushka është edhe me çfarë flasim edhe me çfarë shkruajmë edhe me mënyrën se si ndonjëherë sikterisim vendin tonë. Ndaj dhe unë dua ti bashkohem asaj thirrje “duhet pluralizëm por kudo” në çdo fushë edhe kur kemi këto betejat, nuk mundet pluralizëm në tavolinë dhe vetëm partizanët në luftë kurse të tjerët bëjnë komentin se si u luftua në luftë”, thoshte në podium Erion Veliaj.

Presidenti Ilir Meta, e dëgjonte, dhe qeshte pas Erionit, ndërsa dic I thoshte Vasilika Hysit. Por gjithmonë duke vazhduar me të qeshura.

Pas fjalës së Veliajt, nuk pati më fjalime. Ndoshta polemika ka pasur, por më vonë. Sidoqoftë, të gjithë ikën së bashku për të vënë buqetat me lule në Lapidarin e Pezës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.97142100334167
array(1) { ["section"]=> string(182) "peze-erion-veliaj-thumbon-ilir-meten-konferenca-per-bashkim-por-vec-partizanet-luftuan-bashkimi-behet-kur-nuk-flitet-keq-per-shqiperine-te-nderkombetaret-reagimi-i-presidentit-178624" }