Pezullim të kërkesës së Turqisë për anëtarësim, Parlamenti Europian voton këtë javë

Publikuar tek: bota, më 19:31 22-11-2016 Pezullim të kërkesës së Turqisë për anëtarësim, Parlamenti Europian voton këtë javë

Ligjvënësit evropianë debatuan sot nëse do të pezullojnë apo jo bisedimet e anëtarësimit të Turqisë.

Pritet që ky debat të hidhet në votim gjatë kësaj  jave.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini mori pjesë në diskutimet gjatë pjesës së dytë të ditës, në seancën plenare të parlamentit në Strasburg.

Qeveria turke ka spastruar dhjetëra mijëra nëpunës civilë dhe të policisë, pasi një fraksion ushtarak tentoi një grusht shtetit në muajin korrik.

Propozimi për ngrirjen e bisedimeve të pranimit me Ankaranë u hartua pasi më shumë se 100 gazetarë dhe anëtarë të parlamentit nga Partia Demokratike Popullore pro-Kurde (HDP) u burgosën dhe një raport i Komisionit Evropian tha se Turqia po bën hapa pas në çështjet kyçe të sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023926019668579
array(1) { ["section"]=> string(88) "pezullim-te-kerkeses-se-turqise-per-anetaresim-parlamenti-europian-voton-kete-jave-60347" }