Pezullimi i Blatter dhe Platini, nuk justifikuan transfertën 2 milion dollarë

Publikuar tek: bota, më 16:00 12-10-2015 Pezullimi i Blatter dhe Platini, nuk justifikuan transfertën 2 milion dollarë

Mungesa e një kontrate me shkrim dhe një pagese të vonuar çoi në pezullimin 90 ditor të Sepp Blatter dhe Michel Platini.

Burime nga çështjet e etikës të FIFA-s thanë për Associated Press se Platini dhe Blatter dështuan të sigurojnë dëshmi me shkrim për justifikimin e pagesës prej 2 milionë dollarë që Platini mori nga FIFA në vitin 2011, 9 vjet më vonë se data e caktuar për transfertën. Personi foli në kushte anonimiteti për “AP” pasi nuk ishte autorizuar të fliste publikisht në lidhje me çështjen.

Gjykimi i plotë nga komisioni i etikës do të nisë pas përfundimit të përjashtimit 90 ditor për Blatter dhe Platini. Aktualisht Blatter është marrë në pyetje si i dyshuar ndërsa Platini po hetohet nga prokurorët zviceran si diçka midis i dyshuar dhe dëshmitar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085380077362061
array(1) { ["section"]=> string(82) "pezullimi-i-blatter-dhe-platini-nuk-justifikuan-transferten-2-milion-dollare-22956" }