Pezullimi i Luan Dacit nga detyra, ngrijnë çështjet që gjykohen prej tij (NJOFTIMI I KPA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:24 25-05-2020 Pezullimi i Luan Dacit nga detyra, ngrijnë çështjet që gjykohen prej tij (NJOFTIMI I KPA) Luan Daci

Gjykata e Posaçme ka lënë dje në fuqi masën pezullim nga detyra për gjyqtarin Luan Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Kjo ka sjellë ngërç në sistemin e Vettingut. KPA ka njoftuar sot se çështjet ku Daci është anëtar i trupës gjykuese, do të pezullohen deri në daljen e vendimit të Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.​

Njoftimi i KPA: Më 20 maj 2020, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri në dijeni Kolegjin e Posaçëm të Apelimit lidhur me vendimin nr. 54, datë 20.05.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas të cilit, është vendosur caktimi i masës së sigurimit ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a funksioni publik”, në bazë të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, për gjyqtarin Luan Daci.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është njoftuar gjithashtu, nga gjyqtari Luan Daci që do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore të ankimit ndaj këtij vendimi.

Në këto kushte, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të organizojë punën për vijimin e gjykimeve dhe caktimin e datave për gjykimin e çështjeve, ku gjyqtar Luan Daci nuk është anëtar i trupës gjykuese.

Ndërsa në çështjet, ku gjyqtar Luan Daci është anëtar i trupës gjykuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.​

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094151496887207
array(1) { ["section"]=> string(93) "pezullimi-i-luan-dacit-nga-detyra-ngrijne-ceshtjet-qe-gjykohen-prej-tij-njoftimi-i-kpa-207723" }