Pezullimi i Mynyr Konit, mblidhen dekanët e UT, Kule mbështet Shahinin: Vendimi i ministres efiçent! Shkeljet nuk justifikohen

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 15-04-2019 Pezullimi i Mynyr Konit, mblidhen dekanët e UT, Kule mbështet Shahinin: Vendimi i ministres efiçent! Shkeljet nuk justifikohen

Dekanët e Universitetit të Tiranës janë mbledhur sot për të diskutuar rreth vendimit të ministrisë së Arsimit, Besa Shahini për të pezulluar rektorin e UT, Mynyr Koni.

Për dekanin e fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, vendimi i ministres ishte efiçent, pasi sipas tij është krijuar një situatë ngërçi dhe shqetësuese, madje masa është e vonuar. 

"Do desha ti përcjell opinionit publik që situata është vonuar shumë. 1 vit e gjysëm ka që ne megjithëse kemi konstatuar shqetësimin që i kemi bërë prezent, dhe ligji më së funmi gjeti dritë leshile u respektua. Ngerci i krijuar nuk konfirmohet nga dëshirat e individëve, ka institicione. Një prej tyre është edhe ministria e Arsimit. Po kështu konstatime me shkeljet janë bërë edhe nga KLSH, gjykata. Situatë ngërçi shumë shqetësuese, u desh edhe protesta e studentëve dhe deri më sot vlerësimi im është që këtë e kanë mbajtur peng politika. E kanë vonuar situatën dhe sot pas reagimit të studentëve dhe unë do thoja që ministrja e Arsimit nuk është pjesë e sjelljes politike arriti të marrë një vendim efiçent", tha ndër në tjera Kule.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066580772399902
array(1) { ["section"]=> string(129) "pezullimi-i-mynyr-konit-mblidhen-dekanet-e-ut-kule-mbeshtet-shahinin-vendimi-i-ministres-eficent-shkeljet-nuk-justifikohen-160507" }