Pezullimi i Parlamentit britanik, Gjykata Supreme rikthen vendimin e Boris Johnsonit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:51 19-09-2019 Pezullimi i Parlamentit britanik, Gjykata Supreme rikthen vendimin e Boris Johnsonit Kryeministri i Britanise se Madhe, Boris Johnson

Pas tre ditësh të diskutimit kushtetues në lidhje me atë se nëse kryeministri britanik Boris Johnson e gënjeu Mbretëreshën për arsyet e vërteta të pezullimit të Parlamentit në prag të Brexit, gjyqtarët kanë diskutuar se çfarë duhet të bënin nëse gjyqtarët vendosnin kundër qeverisë.

Presidentja e Gjykatës Supreme, Zonja Hale tha se gjykata do të jepte vendimin e saj të rëndësishëm në fillim të javës tjetër. Deputeti që çoi në seancë plenare çështjen tha se Parlamenti duhet të rihapet menjëherë nëse vendimi shkon kundër qeverisë.

Por pas seancës, kryeministri Johnson nuk e përjashtoi sërish pezullimin e parlamentit.

‘Do të pres dhe do të shoh se çfarë do të ndodhë’, ka njoftuar kryeministri Johnson për Shoqatën e Shtypit të Mbretërisë së Bashkuar.

Çështja e qeverisë është që nëse gjyqtarët deklarojnë se këshillat e Johnson për Mbretëreshën në lidhje me progresin e Parlamentit ishin të kundërligjshme, Mbretëresha mund të rivendosë programin e parlamentit britanik në një bazë më të shëndoshë ligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028953075408936
array(1) { ["section"]=> string(90) "pezullimi-i-parlamentit-britanik-gjykata-supreme-rikthen-vendimin-e-boris-johnsonit-179066" }