Pezullimi i vizave për Shqipërinë nga Holanda, Komisioni Europian: Asnjë njoftim zyrtar mbi këtë vendim

Publikuar tek: aktualitet, më 21:26 19-04-2019 Pezullimi i vizave për Shqipërinë nga Holanda, Komisioni Europian: Asnjë njoftim zyrtar mbi këtë vendim Zedhenesja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç

Pas vendimit të Parlamentit holandez për të kërkuar një pezullim të regjimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç konfirmon se nuk ka patur deri më tani asnjë njoftim nga Komisioni Europian për një vendim të tillë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Kocijançiç theksoi se pozicioni i Komisionit mbetet i njëjti.

Sipas Koçijançiç, nuk ka ende ndonjë njoftim nga asnjë shtet anëtar i BE-së që të kërkojë aktivizimin e mekanizmit të vizave për ndonjë vend që përfiton nga udhëtimi i lirë pa viza.

Kujtojmë se para tre ditësh, qeveria holandeze nxorri një njoftim zyrtar në lidhje me vendimin e Parlamentit holandez, duke garantuar se për momentin regjimi aktual mbi vizat do të qëndrojë i pandryshuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022161960601807
array(1) { ["section"]=> string(108) "pezullimi-i-vizave-per-shqiperine-nga-holanda-komisioni-europian-asnje-njoftim-zyrtar-mbi-kete-vendim-161103" }