Pezullimi nga detyra i shefit të OFL-së: Autoritetet gjermane kërkuan informacion për grupin e kokainës, Artan Shkëmbi e dekonspiroi (Zbulohet PLATFORMA sekrete)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 29-09-2020 Pezullimi nga detyra i shefit të OFL-së: Autoritetet gjermane kërkuan informacion për grupin e kokainës, Artan Shkëmbi e dekonspiroi (Zbulohet PLATFORMA sekrete) Ish-kreu i OFL Artan Shkembi

Kreu i OFL-së Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra me urdhër të Drejtorit Ardi Veliu dhe me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi dyshohet se ka dekonspiruar operacionet dhe ka nxjerrë sekretet hetimore.

Mësohet se autoritetet gjermane i kanë kërkuar Artan Shkëmbit informacion për një grup të strukturuar që vepronte në trafikimin e kokainës në Gjermani, por kreu i OFL-së i ka dekonspiruar këto informacione. Ky grup sipas autoriteteve gjermane vepronte në Gjermani.

Hetimi ndaj Shkëmbit ka nisur 6 muaj më parë, kur informacionin që i është dërguar nga pala gjermane ai ua ka dërguar përmes platformës sekrete “cryptochat” grupeve kriminale, duke i vënë në dijeni. Tashmë, Shkëmbit duhet të përballet me Gjykatën e Posaçme, ku akuzohet për nxjerrje të sekretit dhe dekonspirimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012375831604004
array(1) { ["section"]=> string(164) "pezullimi-nga-detyra-i-shefit-te-ofl-se-autoritetet-gjermane-kerkuan-informacion-per-grupin-e-kokaines-artan-shkembi-e-dekonspiroi-zbulohet-platforma-sekrete-222099" }