Pezullohet aktiviteti i ARMO-s nga Inspektoriati i Mjedisit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 09-06-2015 Pezullohet aktiviteti i ARMO-s nga Inspektoriati i Mjedisit

Inspektoriati i Mjedisit ka pezulluar sot aktivitetin kompanisë “ARMO” për përpunimin e naftës në qytetin e Ballshit dhe të Fierit.

Shkak i pezullimit është bërë ndotja e lumit Gjanicë dhe zonës bregdetare si pasojë e shkarkimit të mbetjeve të përpunimit të naftës në këtë lumë. Nga kjo kompani, në lumin Gjanicë derdhen tonelata mbetjesh të hidrokarbureve nga Uzina e Përpunimit të Naftës në Ballsh e Fier duke shkaktuar një katastrofë ekologjike. 

ISHMP ka identifikuar shkelje në trajtimin e mbetjeve duke shkaktuar rrezikshmë për prodhimet bujqësore si dhe ka kërkuar që trajtimi i mbetjeve të bëhet sipas kuadrit ligjor. Inspektoriati i Mjedisit ka identifikuar shkelje në trajtimin dhe shkarkimin përfundimtar të ujërave në lumin Gjanicë dhe gazrave në ajër dhe ka kërkuar rishqyrtimin e lejes mjedisore të kompanisë "ARMO".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkëpuntoret e Becchettit, Gjykata jep “detyrim paraqitje” dhe "arrest shtëpie"
Prodhonin pije alkoolike me etiketa false të markave të huaja, arrestohen 4 persona »
Article Logic
Execution time: 0.0093679428100586
array(1) { ["section"]=> string(65) "pezullohet-aktiviteti-i-armo-s-nga-inspektoriati-i-mjedisit-13112" }