Pezullohet fushata për referendumin në Britani, pas vrasjes së deputetes

Publikuar tek: bota, më 18:17 16-06-2016 Pezullohet fushata për referendumin në Britani, pas vrasjes së deputetes

Është pezulluar në Britaninë e Madhe fushata për referendumin e javës së ardhshme mbi qëndrimin apo jo në BE, pas ngjarjes së rënë ku një deputete kryesore e parlamentit është vrarë me armë zjarri.

Grupi “The Stronger in Europe” tha se kishte pezulluar të gjithë fushatën për ditën e enjte, ndërsa kryeministri britanik, David Cameron tha se ka anuluar një fjalim pro qëndrimit në BE që do të mbante në Gjibraltar.

Jo Cox, deputete 41-vjeçare e Partisë Laburiste të opozitës dhe nënë e dy fëmijëve fillimisht u plagos dhe u la në trotuar pranë qytetit Leeds të Anglisë veriore. Ajo ndërroi jetë në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur gjallë.

Policia në Uest Jorkshër tha se ka arrestuar një 52-vjeçar pas incidentit, por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074300765991211
array(1) { ["section"]=> string(77) "pezullohet-fushata-per-referendumin-ne-britani-pas-vrasjes-se-deputetes-43736" }