Në foto është gjyqtarja Majlinda Andrea. Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar dje masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtaren Majlinda Andrea, për korrupsion pasiv (50 mijë euro për 1 vendim) dhe ka vendosur gjithashtu masën e sigurisë “arrest në burg” për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea, si edhe për 3 shtetas të tjerë, të dyshuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”.
Por masa e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk është mundur të ekzekutohet, pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit ndaj tyre.Pas kësaj ka reaguar demokrati Oerd Bylykbashi i cili thotë se duhet reformë që i çon gjyqtarët dhe prokurorët në burg dhe jo në shtëpi. ''Vettingu i Rames, gjyqtarin qe merr para dhe shumefishon pasurine thjesht e heq nga puna dhe e dergon ne shtepi. Korrupsioni eshte krim, kerkon ndeshkim. Me burg!'', theksoi demokrati.