Pezullohet nga detyra gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu pas kërkesës së Prokurorisë që kreu një hetim për korrupsion pasiv ndaj gjyqtares pas denoncimit të kësaj të fundit në emisionin “Stop”.
Në videon e publikuar, gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merrte përsipër të nxirrte me minimumin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka. Kamera denoncuese solli gjithçka me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave.