Pharell Williams dhe Adidas prodhojnë këpucë të ndryshme për secilën këmbë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:13 29-03-2015 Pharell Williams dhe Adidas prodhojnë këpucë të ndryshme për secilën këmbë

Nëse deri më tani veshja e këpucëve në ngjyra të ndryshme quhej çmenduri, tashmë Adidas e ka kthyer në trend. Nga data 27 mars në treg është hedhur koleksioni i këpucëve me 50 ngjyra të ndryshme në dispozicion, por ato ofrohen në ngjyra të ndryshme për këmbën e majtë dhe të djathtë.

Ky trend i ri është promovuar fillimisht nga këngëtari Pharell Williams. Këngëtari ka si qëllim që të përcjellë mesazhin që, “Ne duhet të pranojmë çdo formë të diversitetit”. Madje sipas tij edhe çorapet mund të jenë të ngjyrave të ndryshme dhe tërësisht të shkëputura nga ngjyrat e veshjes. “Ajo që ndërton një individ është pikërisht liria për të zgjedhur”, shprehet Pharell. Sipas tij çdo nuancë është projektuar për të shprehur personalitetin dhe karakterin e tij, ose thjesht dëshirën për të luajtur me pamjen. Këngëtari thotë që për të  filluar këtë trend të ri mund të shërbejë dhe kombinimi “i butë” i ngjyrave si përshembull njëra këmbë në ngjyrë blu të errët dhe tjetra në ngjyrë blu të çelët. Imagjinata e madhe e madhe e artistit e bën atë që ta dashurojë stilimin ndaj ai ka nënshkruar një kontratë me markën e atleteve Adidas, e cila do të zgjasë për disa vite.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024134159088135
array(1) { ["section"]=> string(79) "pharell-williams-dhe-adidas-prodhojne-kepuce-te-ndryshme-per-secilen-kembe-7300" }