‘Pi raki, ha plonc e grosh’, Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Më merr dhe në telefon pastaj…

Publikuar tek: politike, më 14:15 15-02-2018 ‘Pi raki, ha plonc e grosh’, Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Më merr dhe në telefon pastaj…

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i përgjigjet kryeministrit Rama, i cili javën që shkoi në kuvend hodhi akuza ndaj tij, pas deklaratave të këtij të fundit kundër kompanisë turke për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Rama tha se Shehi bën deklarata të tilla pasi pi raki, e ha plënc, groshë e pilaf.

Ditën e sotme, Shehi merr fjalën dhe i përgjigjet Ramës duke u thënë se s’ka asgjë të keqe të ushqehesh me pilaf e plënc, ndërsa vijon të mbrojë idenë se shumë sektorë strategjikë janë nën drejtimin e kompanive turke.

“Javën tjetër nuk isha këtu kur Rama nisur nga gjatësia e lartësia kulturale u shpreh për një sërë gjërash kundër meje.

Me një paudhësi dua tja shpjegoj nga i buron kjo. Kam kundërshtuar ndërtimin e aeroportit Vlorës se është vepër korruptive, po sikur të ishte një korruptive, u mësuam me hajdutllikun, por më shqetëson dicka tjetër për vendin, për linjën pro perendimore, në sektorin strategjik ku prezenca turke është e ekzagjeruar. Ju dukem më budalla, arrogant që them në një vend në mënyrë tradicionale, ka simpati ndaj Turqisë, e kam edhe unë e nuk dua të ofendoj askënd, por duke qenë shqiptar e për të gjykuar për të ardhmen tonë prezancën në sektorët strategjik është e tepruar.

Turqia që lidhet me Rusinë e Sirinë kjo është punë për ne, duam të shohim nga perëndimi. Rama e shet e blen vendin si të ketë qejf vetëm që të rrijë në pushtet.

I ka djeg se kanë frikë se i marrin flamurin e oksidentalizimit, ky me atlete bardha i vesh që të duket si perendimor, kurse ne hamë plonca, gorshë, ai ha haviar aristokrati.

Ky s’ka lidhje me perëndimin, karagjoz që tallet me shqiptarët, ky është turku i vetëm që ka mbet në këtë vend. S’ka asigjo të keq, që ha grosh e planca, mjafton që i kam shërbyer me nder vendit tim.

Me merrte dhe ne tel të më pyes, jemi për të mendu për punët e Shqipërisë”, u shpreh Dashamir Shehi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012353897094727
array(1) { ["section"]=> string(95) "pi-raki-ha-plonc-e-grosh-dashamir-shehi-i-pergjigjet-rames-me-merr-dhe-ne-telefon-pastaj-110342" }