Pica italiane nominohet për listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:47 06-03-2016 Pica italiane nominohet për listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore

Agjencia italiane e lajmeve ANSA, thotë se autoritetet italiane kanë vendosur të nominojnë picën, produktin e tyre ushqimor të njohur botërisht, për listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore.

Ashtu siç raportoi ANSA, komisioni Kombëtar Italian për UNESCO-n ka aprovuar propozimin të parashtruar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit e cila kishte marrë përkrahjen edhe nga ministritë e Kulturës, Punëve të Jashtme, Arsimit, Ambientit dhe Ekonomisë.

E lindur në Italinë e Jugut, në qytetin Napoli rreth vitit 1700, pica do të jetë nominimi i vetëm nga shtetet e Mesdheut për listën e trashëgimisë kulturore, dhe për ta shtuar është bërë shkaku se si e tillë, pica përfaqëson Italinë anembanë botës, shkruan AA.

"Ne çmojmë prodhimin e Italisë, sidomos pas suksesit të arritur në EXPO'' (2015 në Milano), citon ANSA ministrin italian të Bujqësisë dhe Ushqimit, Maurizio Martina. Zyrtarët e UNESCO-s, organizatë kjo me seli në Paris, në vitin 2017 do të vlerësojnë kandidaturën "Arti i Mjeshtërve Napolitanë të Picas”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024286985397339
array(1) { ["section"]=> string(78) "pica-italiane-nominohet-per-listen-e-unesco-s-per-trashegimine-kulturore-34360" }