Pijet e gazuara tepër të rrezikshme, dëmtojnë spermën dhe aktivitetin seksual të meshkujve

Publikuar tek: bota, më 16:35 08-07-2016 Pijet e gazuara tepër të rrezikshme, dëmtojnë spermën dhe aktivitetin seksual të meshkujve

Prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qarkulluar zëra se një nga pijet më të famshme “Doctor Pepper” pakëson ndjeshëm spermën.

Mesa duket ka diçka të vërtetë. Një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagenit ka gjetur se meshkujt që konsumojnë pije të gazuara pësojnë ulje të numrit të spermatozoideve.

Studimi analizoi të dhënat nga 2,554 danezë. Te ata që kishin konsumuar pije të gazuara shkencëtarët zbuluan se numri i spermatozoideve ishte tepër i ulët, rreth 35 milionë për mililitër në krahasim me 56 milionë për mililitër për ata që konsumojnë sasi të moderuar. Shkencëtarët ngrenë alarmin se konsmi i lartë i pijeve të gazuara mund të shkaktojë edhe impotencë.

Studimi i publikuar në Revistën Amerikane të Epidemiologjisë thekson se shkaku i uljes së spermës nuk është kafeina. Ata besojnë se shkaktar janë përbërësit e tjerë që gjenden në Cola, pasi kafeina është në nivele tepër të ulëta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014065027236938
array(1) { ["section"]=> string(95) "pijet-e-gazuara-teper-te-rrezikshme-demtojne-spermen-dhe-aktivitetin-seksual-te-meshkujve-45965" }