PIKANTE/ Gazetari londinez nuk e fsheh lumturinë: E jashtëzakonshme të të kemi në tre samite! I Kthehet Rama: Pse? Mua më duket... (MOS E HUMBISNI)

Publikuar tek: politike, më 13:07 27-02-2018 PIKANTE/ Gazetari londinez nuk e fsheh lumturinë: E jashtëzakonshme të të kemi në tre samite! I Kthehet Rama: Pse? Mua më duket... (MOS E HUMBISNI)

Në Londër, aty ku po zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë edhe për një gazetar londinez i cili nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për bisedën me kryeministrin.

Gazetari i tha Ramës se sa i jashtëzakonshëm i dukej fakti që ai është i vetmi nga të gjithë liderët që ka ndjekur të treja samitet por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit i cili i tha gazetarit se në fakt nuk shikonte asgjë të jashtëzakonshme në gjithë këtë.

Gazetari: Shumë të lumtur të kemi kryeministrin e shqipërisë Edi Rama…Ky është samiti i tretë. Dhe është e jashtëzakonshme se nga të gjithë liderët këtu, ju jeni i vetmi që keni ndjekur të tre samitet…

Rama: Po pse është e jashtëzakonshme? Unë mendoj se është “ok”, është normal. Nuk është e jashtëzakonshme, është pjesë e një historie të re që filloi këtu me BERZH dhe jam i lumtur që marr pjesë …është një audiencë ku të gjithë jemi të interesuar dhe për ne është një mundësi që mund të flasim se çfarë kemi bërë, e çfarë po bëjmë e ç’duhet të bëjmë.

Gazetari: Ishte viti 2014 kur të gjithë kryeministrat u mblodhën së bashku…

Rama: Nëse nuk gabohem, ka qenë menjëherë pas lancimit të Procesit të Berlinit…po më duhet të pranoj se kemi një epokë të re në rajon dhe do të shohim për më shumë mundësi bashkëpunimi dhe pune së bashku.

Gazetari: Sa i rëndësishëm është katalizatori BERZH për rajonin për të punuar së bashku?

Rama: BERZH nuk ka qenë veç i rendësishëm, ka qenë fundamental për zhvillimin dhe kështu vazhdon të jetë dhe jo vetëm për shkak të parave, por mbi të gjitha për shkak të njohurive, eksperiencës, kapaciteteve për të ndihmuar për perspektivën dhe për të artikuluar në mënyrën e duhur të gjitha projekjet që bazohen në nevojat tona dhe që të mos bëjmë gabime trashanike.

Gazetari: Dhe cfarë prisni të ndodhë sot?

Rama: Do të bëjmë punën tonë të tregojmë para audiencës se cfarë po ndodh dhe cilat janë objektivat tona. Dhe shpresoj ashtu sikurse edhe në eventet e mëparshme që të kemi njerëz dhe kompani që të na ndjekin.

Gazetar: Ne e dimë se ju përfunduat në Tiranë takimin me presidentin Juncker. Si janë raportet drejt BE?

Rama: Më së pari duam hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Anëtarësimi është dicka që do të vijë më vonë dhe nuk është argumenti i ditëve të sotme. Shpresojmë të marrim rekomandimin dhe më pas dritën jeshile nga vendet anëtare për të filluar bisedimet. Dhe më pas do të shohim. Varet nga ne dhe nga kapacitetet tona për të ecur më shpejt.

Gazetari: Falemnderit zoti kryeministër. Ja pra, ishte një chat i shpejtë me kryeministrin Edi Rama. Ç’privilegj të flisja me të!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0121910572052
array(1) { ["section"]=> string(144) "pikante-gazetari-londinez-nuk-e-fsheh-lumturine-e-jashtezakonshme-te-te-kemi-ne-tre-samite-i-kthehet-rama-pse-mua-me-duket-mos-e-humbisni-111628" }