Pikat e konfliktit SHBA-Meksikë dhe përkeqësimi që mund të sjellë Donald Trump

Publikuar tek: bota, më 10:00 26-01-2017 Pikat e konfliktit SHBA-Meksikë dhe përkeqësimi që mund të sjellë Donald Trump

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës mund të përkeqësohen në drejtimin e presidentit të ri, Donald Trump.

Testi i parë është sot, kur ministri i Jashtëm i Meksikës do të vizitojë Uashingtonin, para vizitës së presidentit meksikan, Enrique Pena Nieto më vonë këtë muaj, dhe kur Trump nga ana tjetër shpall planet për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën.

Më poshtë renditen pikat ku dy fqinjët kanë mosmarrëveshje:

TREGTIA

SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë të gjitha anëtare të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Trump ka deklaruar se dëshiron të rinegociojë marrëveshjen e NAFTA-s ose ta ndërpresë.

Presidenti i ri beson se marrëveshja rezulton në përfitim të Meksikës dhe në kurriz të SHBA-së, me kompanitë amerikane që të zhvendosen aty ku shpenzimet e pagave janë më të ulëta dhe të shkurtojnë vendet e punës në veri të kufirit.

Meksika ka treguar se është e hapur për reformën e marrëveshjes së vitit 1994, për shembull, duke përfshirë fusha të reja, të tilla si telekomunikacioni, e-commerce dhe energjia.

DOGANAT

Tarifat doganore mes SHBA-së dhe Meksikës janë hequr kryesisht nën marrëveshjen e NAFTA-s, por Trump ka deklaruar tashmë se prodhimet e bëra në Meksikë nga kompanitë amerikane do të taksohen me tarifa të larta, kur të importohen përtej kufirit.

Qëllimi është që të parandalohen kompanitë nga zhvendosja e prodhimit nga SHBA-ja në Meksikë.

Qeveria meksikane ka kërcënuar me hakmarrje nëse miratohen tarifat e reja.

Meksika mundet, për shembull, të taksojë importet e misrit që vijnë në vend nga SHBA-ja.

MURI

Trump synon të ndërtojë një mur përgjatë kufirit të përbashkët që shtrihet për më shumë se 3 000 kilometra për të ndaluar emigracionin e paligjshëm.

Ai insiston se Meksika duhet të paguajë për ndërtimin e këtij muri, por qeveria meksikane  nga ana tjetër e ka bërë vazhdimisht të qartë se nuk do të paguajë për të.

SHBA-ja mendohet ta paguajë ndërtimin e murit nga tarifat ndëshkuese për mallrat e prodhuara në Meksikë, ose duke taksuar dërgesat e meksikanë, të cilët punojnë në SHBA, për familjet e tyre në jug të kufirit.

MIGRIMI

Trump ka deklaruar se ka ndërmend të deportojë miliona emigrantë të paligjshëm, duke filluar nga ata të dënuar për vepra penale.

Integrimi i miliona personave do të paraqesë probleme të mëdha për autoritetet meksikane dhe përveç kësaj, transferta e parave nga meksikanët, të cilët punojnë në SHBA, janë një burim i madh i këmbimit të huaj.

Meksika po përgatitet tashmë që të marrë qytetarët e saj  të deportuar dhe në mesin e masave të shpallura kohët e fundit, është edhe lehtësimi i njohjes së kualifikimeve shkollore dhe profesionale të arrituara jashtë vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02274489402771
array(1) { ["section"]=> string(84) "pikat-e-konfliktit-shba-meksike-dhe-perkeqesimi-qe-mund-te-sjelle-donald-trump-66704" }