Piktura e artistes së famshme, Kancelarja Merkel nudo mbi ariun e kuq (Foto)

Publikuar tek: bota, më 23:15 24-05-2019 Piktura e artistes së famshme, Kancelarja Merkel nudo mbi ariun e kuq (Foto) Artistja ruse Ekaterina More ne nje autoportret te saj

Piktura më e re e artistes Ekaterina Moré, ka paraqitur kancelaren gjermane Angela Merkel, mbi një ari të kuq.

Imazhet e pikturave të saj me femra, janë marka e saj tregtare. Artistja 42 vjeçare Ekaterina Moré ka përjetësuar në telajo femra të famshme si kampionen botërore në boks, Regina Halmich apo futbollisten Claudia Effenberg. Kësaj here ishte radha e kancelares Angela Merkel!

Në pikturën e More, kancelarja portretizohet nudo mbi një ari të kuq në sfondin e një peizazhi të gjallë. Në një prononcim për gazetën gjermane ‘BILD’ artistja Ekaterina More tha: ‘Doja të theksoja sensualitetin e Angela Merkel, sepse ajo nuk është vetëm një politikane por edhe një grua’ ,shtoi ajo.

Kancelarja zakonisht do të shtypte anën e saj femërore duke qenë një shtetare dhe politikbërëse, transmeton newsbomb.al.

Kur ajo tregoi pikturën e saj në Bayreuth u bë një diskutim. 'Është e vështirë të pajtohet me të dy rolet e saj kancelarja Merkel’, thotë Moré.  

Sipas saj ariu i kuq simbolizon Rusinë. Artistja Ekaterina More shton më tej: ‘Piktura mund të mendohet se si Merkel fiton mbi arushën ruse, ose ajo është rrëmbyer nga ariu, të dyja janë të mundshme dhe të dyja mund të jenë të vërteta’, përfundon More, transmeton newsbomb.al.

Artistja Ekaterina More vjen nga qyteti rus i Shën Petersburg dhe jeton në Meerbusch (Rhein-Kreis Neuss).

Ajo dëshiron që t’ia shesë pikturën e saj kancelares Merkel. ‘Nëse nuk ka interes, unë do t'ia jap atë presidentit rus Vladimir Putin’, ka deklaruar artistja, transmeton newsbomb.al.

More.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03153395652771
array(1) { ["section"]=> string(80) "piktura-e-artistes-se-famshme-kancelarja-merkel-nudo-mbi-ariun-e-kuq-foto-165606" }