Piktura e Shën Marisë lëviz buzët gjatë lutjes në kishë, besimtarët e quajnë mrekulli (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:59 22-07-2015

Besimtarët e krishterë të një kishe në Australi janë të bindur se kanë qenë dëshmitarë të një mrekullie gjatë lutjes.

Dy prej të pranishmëve kanë filmuar me kamerën e tyre pikturën e Shën Marisë me Jezusin që duket sikur lëviz buzët duke u falur njëkohësisht me besimtarët e tjerë.

Kirsten Keirouz, i cili e filmoi pikturën mesjetare tha se shoqja e tij në krah i kishte bërë me shenjë gjatë lutjes të shikonte nga piktura.

“Nuk e kisha idenë se për çfarë duhet të shikoja, më pas u ktheva dhe e pyeta; Buzët e saj? Po, u përgjigj ajo. Menjëherë trupi im u përshkua nga drithërima dhe nuk po u besoja syve”, tregon Keriouz.

Kristen e ngarkoi videon në Facebook ku mori menjëherë mijëra shikime dhe shpërndarje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Azilantët nga Shqipëria dhe Kosova fusin në “sherr” politikanët gjermanë
Tahiri në Prokurori: “Doshi” u sajua për të fshehur vrasjen e Artan Santos »
Article Logic
Execution time: 0.011944055557251
array(1) { ["section"]=> string(74) "piktura-e-shen-marise-leviz-buzet-besimtaret-e-quajne-mrekulli-video-16766" }