Pikturoi letrën për Metën që refuzoi Lleshajn dhe e ekspozoi në Berlin, ja ç’thotë Rama për këtë

Publikuar tek: politike, më 14:57 28-01-2019 Pikturoi letrën për Metën që refuzoi Lleshajn dhe e ekspozoi në Berlin, ja  ç’thotë Rama për këtë Meta-Lleshaj-Rama

Edi Rama pikturon mbi dokumente dhe letra të rëndësishme politike, të cilat u ekspozuan në Berlin. Një ndër to, është edhe një letër drejtuar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ku reagon ndaj refuzimit që i bëri kreu i shtetit emërimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.

 

I pyetur për këtë, në një intervistë për Deutsche Welle, Rama thotë se politika nuk ka asnjë lidhje dhe se ai thjesht vizaton gjatë momenteve të punës

DW: Ju pikturoni  me bojëra uji mbi dokumente politike, a ka ndonjë lidhje midis përmbajtjes së letrave dhe asaj që pikturoni?

RAMA: Politika këtu nuk ka asnjë lidhje. Unë thjesht gjatë kohës së punës vizatoj, vizatoj gjatë takimeve, vizatoj gjatë telefonatave, gjatë momenteve të pauzave dhe është një proces krejt i natyrshëm, ku dora ndjek njërin sy dhe njëri sy ndjek dorën, ndërkohë që vëmendja është e gjitha e përqendruar tek diskutimet, tek puna, tek vendimet për t'u marrë, tek çështjet për t'u adresuar.

DW: Pra, nuk keni parë ndonjë bashkëvarësi, ndonjë ndryshim, ta zëmë, mes pikturës mbi një letre që e keni bërë për kancelaren Angela Merkel dhe një letre për presidentin Ilir Meta?

Rama: Jo nuk e kam parë këtë gjë.

DW: Në një intervistë për shtypin gjerman ju kishit thënë se hytë në politikë, në fillim të viteve 1990, për shkak të një detyrimi qytetar, se të qenit artist nuk ju çlironte nga kjo përgjegjësi. Tani jeni politikan dhe vazhdoni të merreni me art. Është një vendim ky i vetëdijshëm, i marrë me intuitë, apo një strategji "exit”.

RAMA: Unë e kam organike, e kam njësoj si ajrin që thith. Faktikisht nuk më pengon, përkundrazi, më ndihmon. Sepse ndërkohë puna ime vazhdon normalisht, edhe kjo pjesa tjetër vazhdon normalisht.

FOTO: Edi Rama pikturon mbi dokumente dhe letra që zakonisht i përdor si politikan. Këtu një letër drejtuar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ku reagon ndaj refuzimit që i bëri kreu i shtetit emërimit të Sandër Lleshajt si ministër i brendshëm.

47264942_401 (1).jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071470737457275
array(1) { ["section"]=> string(102) "pikturoi-letren-per-meten-qe-refuzoi-lleshajn-dhe-e-ekspozoi-ne-berlin-ja-c-thote-rama-per-kete-150649" }