Piloti i drogës Guido Guidi shkon në Itali dhe hap “thesin”: Njoha 2 shqiptarë që donin të bënin para shpejt, ja misioni im në Ishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 11:10 04-02-2017 Piloti i drogës Guido Guidi shkon në Itali dhe hap “thesin”: Njoha 2 shqiptarë që donin të bënin para shpejt, ja misioni im në Ishëm

Andrea Guido Guidi, 69 vjeç italiani që u la i lirë nga autoritetet duke lënë një garanci prej 10 mijë eurosh me të shkuar në vendin e tij ka folur në një intervistë për prestigjozen “Corriere Della Sera” duke rrëfyer se misioni i tij ishte të kontrollonte pistën e trafikut të drogës.

Guido ka rrëfyer se kishte njohur dy shqiptarë që donin të bënin para sa më shpejt, se do ngarkonte drogën e do niseshe në Itali

“Duhet të kontrolloja pistën për trafikun e drogës, do ngarkohesha me drogë dhe do nisesha në Itali, kam gabuar por nuk jam penduar “, është shprehur Guidi.

PJESË NGA INTERVISTA:

Komandant nga do e nisim?

Nga filimi, është më mirë.

12 shtator, pasdite. Ju i izoluar në Ishëm, Shqipëri, në një zonë ku transportonin marijuhanë drejt Italisë...

Jo ju lutem, ta nisim vërtet nga fillimi. Im atë partizant, ishte një sipërmarrës i zoti...

Mamaja, këngëtare lirike...

 Kthehemi tek historia jonë, komandant.

Kërkon të dish për Ishmin? Kisha fluturuar edhe herë tjetër në Shqipëri, në Vlorë. Kisha njohur disa njerëz, dy shqiptarë më saktë, muratorë të cilët në fakt kërkonin të bënin para në mënyrë të shpejtë. Ata më kërkuan që të shikoja bregun dhe nëse mund të ulesha në pista të improvizuar, të ngarkohesha me drogë dhe të kthehesha në Itali. Kam gabuar por nuk pendohem. Sepse kur je mësuar më një lloj jete ku nuk i mungon asgjë familjes dhe më pas gjendesh pa gjë në xhep, është e vështirë ta pranosh. Në fakt edhe unë nuk e kisha pranuar tamam punën, më kupton?

Më në fund po mbërrijmë aty ku duhet.

Misioni në Ishëm ishte që të provoja një pistë, ku do të ngarkohesha me kanabis. Nëse raporti im do të kishte kënaqur porositësit, do të fitoja 5 mijë euro. Në kohët e "arta" kur transportoja sheikët arabë unë fitoja 40 mijë euro

Në Ishëm duhej që të ngarkoheshe? Të prisnin aty trafikantët të të ngarkuar 200 kilogramë kanabis?

Kjo nuk është e vërtetë. Drogë nuk u gjet edhe pse policia e kërkoi për 2 ditë. Duhej vetëm që të shikoja një pistë. Kishte baltë dhe nuk u ngrita dot, u përplasa.

Por kjo nuk e përjashton një skenar të ndryshëm nga versioni juaj. Ji i sinqertë Guidi!

Si nuk hynë trafikantët. Po talleni? Dy fëmijët e mi janë të terrorizuar, rrezikoj të mos shikoj më nipërit e mi. Të lutem. Ç'trafikant!Unë jam kundër drogës, ose më saktë të legalizohet kanabisi. Shqipëria ka një penalizim për këtë. Të legalizohet dhe kështu puna e trafikantëve merr fund.

Droga ishte fshehur në një vend sekret. Dhe kur kanë para policinë tek avioni yt, kanë ikur.

Gënjeshtra. Aty nuk kishte drogë. Unë kam dhënë versionin tim si kanë shkuar gjërat dhe kanë nisur hetimet. Pasi më ndaluan, më sistemuan deri pak ditë më parë në një ndërtesë në Durrës. Kishte rreth 700 vende. Aty shkojnë familjarët e policisë gjatë pushimeve.

Në këtë ndërtesë sa njerëz kishte?

Dy persona, bashkë me mua ishte edhe një agjent i Interpolit, nëse e kam kuptuar mirë.

Kishte për detyrë të të mbronte?

Unë isha i lirë. U mërzita shumë, por edhe jam rinuar. Në Shqipëri, rroga minimale është 200 euro. Unë marr një pension prej 700 eurosh që është i ulët në Itali, por atje u ndjeva edhe njëherë zotëri. E ofroja unë zakonisht darkën.

Po kujt, për 5 muaj atij të Interpolit?

 Dilja shpesh në qytet, paguaja darkat nëpër restorante. Vetmia është një gjë e keqe.

E vërtetë që ua kishin marrë dokumentet?

Po, pasaportën, kartën e identitetit dhe patentën.

Kishit ndonjë axhendë me emra, që prokurorët ua kanë marrë?

Po, kishte emra të italianëve të famshëm me të cilët kam fluturuar. Asnjë prej tyre nuk u kujtua për mua kur më ndodhi kjo fatkeqësi.

Po ç’ne që tani gjendeni në Milano?

Epo prokuroria më ktheu dokumentet dhe lashë si garanci 10 mijë euro dhe më pas më shoqëruan për në aeroport. E fejuara ime e re, për fat të mirë ka një shtëpi në Marok ku së shpejti do të hapim edhe një restorant. Njerëz të mirë marokenët.

Po nëse do të ketë të reja nga hetimet?

Nuk e besoj, por gjithsesi unë jam në dispozicion

Ka shumë pilotë të avionëve të turizmit që transportojnë drogë në këmbim të parave, e konfirmojnë hetimet?

Ka disa, por nuk mund ti sulmojmë të gjithë. Fluturimet private janë një realitet që mbështetët në punë serioze dhe shumë dashuri.

Komandant, a e mbylle me avionët?

Për një farë kohe po.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Roja bregdetare shpëton një shqiptar dhe një italian, gjendeshin në mes të detit me gomonen mbushur me ujë
Shqipëria çarmatoset: Në 24 orë dorëzohen 38 armë, 14 500 fishekë dhe municione të tjera »
Article Logic
Execution time: 0.012669086456299
array(1) { ["section"]=> string(134) "piloti-i-droges-guido-guidi-shkon-ne-itali-dhe-hap-thesin-njoha-2-shqiptare-qe-donin-te-benin-para-shpejt-ja-misioni-im-ne-ishem-67708" }