Piloti Lubitz fshihte sëmundjen mendore, gjenden medikamentet në banesë

Publikuar tek: bota, më 15:13 27-03-2015 Piloti Lubitz fshihte sëmundjen mendore, gjenden medikamentet në banesë Andrea Lubitz, drejtonte Germanwings qe u rrezua ne Alpet Franceze

Prokurorët gjermanë vazhdojnë të merren me hetimin e rrëzimit të avionit German Wings në alpet franceze dhe pilotin Andrea Lubitz i cili shkaktoi vdekjen e 149 viktimave.

Prokurorët tregojnë që Lubitz ka fshehur nga punëdhënësit e tij sëmundjen mendore për të cilën merrte trajtime që në vitin 2008. Inspektorët e hetimit kanë kontrolluar shtëpinë e prindërve të tij në Frankfurt dhe shtëpinë personale të Lubitz në Dusseldorf dhe kanë gjetur dokumente të grisura dhe medikamente mjekësore për trajtimin e sëmundjes së tij. Madje njëra nga shënimet për trajtim ishte lëshuar ditën e fatkeqësisë.

Ndërsa Zyra Federale e Aviacionit të Gjermanisë konfirmoi këtë mëngjes që në regjistrin e pilotimit të tij shënohet se ai vuante nga një gjendje shëndetësore, e cila duhej mbajtur nën kontroll rregullisht. Ndërsa gjatë trajnimit të tij në shkollën e fluturimit Lufthansa në Phoenix, Arizonë është listuar si përkohësisht i paaftë për të fluturuar. Kompania punëdhënëse e tij, GermanWings në pronësi të Lufthansa-s ka refuzuar që të flasë mbi përfundimet e reja të bëra publike. Prokurorët kanë evidentuar që nuk gjendet asnjë provë që tregon se Lubitz e ka realizuar rrëzimin e avionit për motivim politik apo fetar. Raportohet që ai ka qenë në krizë edhe në lidhjen me të dashurën e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16252684593201
array(1) { ["section"]=> string(75) "piloti-lubitz-fshihte-semundjen-mendore-gjenden-medikamentet-ne-banese-7122" }