‘Pipero bëri gabim që...’, mjeku Stroni thotë në studio se kishte të njejtat shenja, por s’ka bërë tampon, moderatorja: Çfarë, rrini larg doktor...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:59 27-01-2021 ‘Pipero bëri gabim që...’, mjeku Stroni thotë në studio se kishte të njejtat shenja, por s’ka bërë tampon, moderatorja: Çfarë, rrini larg doktor... Stroni - Vasili

Infektimi i doktor Pëllumb Piperos me koronavirus edhe pas vaksinës anti-Covid është temë debati sot në shumë media, teksa në “Open” doktor Artan Koni ka thënë se Pipero ka bërë gabim që e ka bërë publik lajmin, pasi duhet të bënte një tampon të dytë.

Ndërkohë shefja e ISHP-së tha se nuk kishte nevojë për tampon të dytë, sepse i pari ishte i saktë dhe ka rezultuar vërtet pozitiv.

Pas kësaj, një dialog sa me humor, por edhe serioz u zhvillua mes mjekut Gent Stroni dhe moderatores Eni Vasili. Kjo e fundit e “frikësuar” i tha të rrinte larg pasi ai pohoi se kishte pasur të njetat shenja me Piperon tre ditë më parë, dhe nuk kishte bërë tampon.

Koni: Unë dua të bëj një koment të shkurtër. Mendoj që fajin e ka vetë Pipero që ka bërë këtë publike, që ka thënë jam pozitiv sepse ka bërë vetëm një tampon dhe duhet të presë një tampon të dytë. Sepse ka kolegë të tjerë në spital që janë me simptoma dhe kanë bërë tamponin dhe kanë dalë negativ.

Vasili: Pra ju thoni që ka qenë gabim?

Koni: Po ndoshta...

Bino: Nuk ka qenë gabim, ka dalë vërtet pozitiv.

Koni: Ok në rregull!

Stroni: Kemi qenë të dy me rrufë me doktor Piperon. Të dielën unë kisha të njejtat shenja me të.

Vasili: Dhe keni dalë negativ?

Stroni: Jo nuk e kam bërë tamponin.

Vasili: Çfarë? Atëherë rrini larg doktor Stroni

Koni: Pipero ka bërë vaksinën dhe sot morëm vesh me anë të analizave të gjakut që ka antitrupa dhe përderisa ka antitrupa atëherë vaksina ka pasur efekt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Nuk do të zbardhet kurrë', analisti i bindur: 21 janari njollë turpi tek të gjithë ne
Nuk ndodh shpesh/ Live në emision, ish-ministri i PD fton për kafe shefen e ISHP, Silva Bino: Hajde të shtëpia ime... (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.01133394241333
array(1) { ["section"]=> string(141) "pipero-beri-gabim-qe-mjeku-stroni-thote-ne-studio-se-kishte-te-njejtat-shenja-por-s-ka-bere-tampon-moderatorja-cfare-rrini-larg-doktor-236660" }