Piramida e Madhe e Gizës zbulon “datën e saktë kur do vijë fundi botës”

Publikuar tek: bota, më 18:19 14-08-2017 Piramida e Madhe e Gizës zbulon “datën e saktë kur do vijë fundi botës”

Një ditë tjetër, një tjetër parashikim i fundit të  botës, kësaj here vjen nga faraonët egjiptianë.

Piramida e lashtë më e vjetra nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë, e përfunduar rreth vitit 2500 para Krishtit është Piramida e Madhe e Gizës. Ajo mori gati 85 vjet për t’u ndërtuar. Ndërtimi i saj mbetet një mister, disa teoricienë të çuditshëm madje besojnë se është bërë nga të huajt.

Sipas Egjiptologjistëve piramidat ishin të përafruara me sistemin diellor të planetit, me hieroglifet që sugjeronin se ata kishin kontakt me "astronautët e lashtë" që erdhën nga UFO, të cilët e adhuronin si zot.

"Gjërat bëhen edhe më intriguese dhe mjaft absurde në varësi të nivelit tuaj të cinizmit, pasi një "stargazer amator" ka pretenduar të ketë plasaritur një kod sekret brenda Piramidës së Madhe të Gizës që parathotë fundin e botës".

Doomsayer është një numerolog i krishterë, David Meade, i cili studion besimin e numrave të marrëdhënieve hyjnore dhe mistike me një ose më shumë ngjarje të njëpasnjëshme.

Meade tha se fundi "përputhet me pozicionet e trupave qiellorë me vargje biblike", sipas tij kur një planet gjigant i quajtur Nibiru ose Planet X do të bjerë në Tokë atëherë do të vijë fundi botës.

Sipas analizës së detajuar, Niburu do të shfaqet së pari në qiellin tonë më 23 shtator të këtij viti dhe do të bjerë në Gaia, kjo është ajo që grekët e lashtë e quajtën Tokë. Meade mendon se në Piramidën e Madhe data e përfundimit të botës është shënuar në 23 shtator të këtij viti./Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë, ndalet “big-ben” deri në vitin 2021, zbuloni arsyen
Braktiset projekti për “Urën kopsht” në Londër, "kulti i kotësisë" »
Article Logic
Execution time: 0.011497974395752
array(1) { ["section"]=> string(75) "piramida-e-madhe-e-gizes-zbulon-daten-e-sakte-kur-do-vije-fundi-botes-89087" }