Pistat e avioneve më të rrezikshme në botë me nisje në plazh dhe mal

Publikuar tek: bota, më 16:48 07-04-2015 Pistat e avioneve më të rrezikshme në botë me nisje në plazh dhe mal

Projektet e pistave të avionëve jo gjithmonë i përmbahen një programi për hapësirën e nevojshme për uljet dhe ngritjet e tyre. Një ndër aeroportet më të vogla në botë është Tenzing-Hillary Airport, i projektuar në malin  Himalayan në Tuckla. Ai ka një pistë të gjatë 460m dhe 12% pjerrësi duke e bërë të aksesueshëm vetëm për helikopterët dhe avionët e vegjël. Në veri të aeroportit gjenden malet dhe në jug është një rrëpirë gati 600m thellësi. Kjo pistë ka nisur duke i shërbyer njerëzve që ngjisin malin më të gjatë në botë si pistë zbritjeje.

Barra Airport është aeroporti i dytë më i rrezikshëm në botë i hapur që në vitin 1936 dhe është i vetmi që pistën e ka të ndërtuar në një plazh në Skoci, ndaj dhe fluturimet kufizohen nga baticat.

Male Internatinal Airport shtrihet vetëm dy metra mbi nivelin e detit, ndaj pilotimi gabim mund të dërgojë menjëherë avionin në Oqeanin Indian. Kjo është pista e vetme që fillon dhe mbaron me ujë dhe zë një ishull të tërë.

Juancho E Yrauscquin Airport në ishullin Caribbean është një tjetër pistë me gjatësi të shkurtër, vetëm 396 m dhe vetëm një avion  vogël që ulet me shpejtësi mund të ndalojë aty. Kjo pistë është e bukur, por e rrezikshme, e vendosur mbi detin Caraibbean dhe i rrethuar nga kodrat e larta.

Telluride Regional Airport është aeroporti më i lartë në Amerikën e Veriut i ndërtuar në rrafshnaltën e shkëmbinjve malorë . Njihet si një ndër pistat që kërkon guxim, por është magjepsëse. Mountain Flying Safety këshillon për pilotët që të mos bëjnë ulje në këtë aeroport natën, të shmangin fluturimet nëse fryn shumë erë dhe të fluturojnë vetëm nëse dukshmëria është 15 milje.

Aeroporti Kai Dak në Hong Kong ndryshe është quajtur nga pasagjerët “Kai Tak Heart Attack” ka ngritjet më të frikshhme pasi shkon shumë pranë dritareve të shtëpive të banimit. {gallery}pista{/gallery}

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073680877685547
array(1) { ["section"]=> string(73) "pistat-e-avioneve-me-te-rrezikshme-ne-bote-me-nisje-ne-plazh-dhe-mal-8069" }