“Pistoleta juaj ka vrarë njërin nga protestuesit, pse u ndërrua tyta e armës tuaj?” Ish-komandanti i Gardës: Tytën e ndërroi shoferi, i bëri presion prokuroria që ta pranojë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:52 25-01-2021 “Pistoleta juaj ka vrarë njërin nga protestuesit, pse u ndërrua tyta e armës tuaj?” Ish-komandanti i Gardës: Tytën e ndërroi shoferi, i bëri presion prokuroria që ta pranojë Ndrea Prendi

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi ka folur për ngjarjet e 21 janarit, kun ë protestën para kryeministrisë mbetën të vdekur 4 persona.

I pyetur nga Fevziu për ndërrimin e tytës së pistoletës së tij, pasi nga pistoleta e tij mendohet se është shkrepur plumbi që ka vrarë një nga protestuesit, ai tha se prokuroria i bëri presion shoferit të tij që të pranonte se ishte ai që e kishte ndërruar tytën.

Pjesë nga intervista

Ju thatë që Garda ka qëlluar në ajër apo jo?

Ndrea Prendi: Garda gjithë kohës ka njoftuar me megafon, është mbrojtur nga goditjet me gur dhe ka respektuar nenin 25 të ligjit për përdorimin e armës së zjarrit.

Po ka qëlluar ballë për ballë, rasti i Llupos ka qenë ballë për ballë.

Ndrea Prendi: Në gjykatë ekspertët kanë nxjerrë që ka qenë rikoshet…

Janë vrarë 4 persona jashtë rrethimit që Garda duhet të mbronte?

Ndrea Prendi: Nuk ka asnjë goditje nga garda për persona të veçantë që të jenë etiketuar për ti goditur… garda ka hapur zjarr vetëm në ajër.

Ju personalisht keni qëlluar? Nga pistoleta juaj mendohet se ka humbur jetën njëri nga protestuesit

Ndrea Prendi: Në situatë tepër të acaruar unë kam qëlluar në ajër.

Pse është ndërruar tyta e pistoletës tuaj më pas?

Ndrea Prendi: Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i  është bërë presion nga Prokuroria që të deklaroj atë që nuk është e vërtet, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë.

Po kush e ndërroj tytën… ju po bëni përgjegjëse Prokurorinë?

Ndrea Prendi: Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e fortë e Ndrea Prendit për 21 janarin: Protestuesit qëlluan me armë zjarri nga maja e PIRAMIDËS, në krye të grupit që na sulmoi me MOLOTOV ishte…
Shemsi Prençi paralajmëron shira në orët e mesnatës: Qeveria nuk po reagon, ja zonat më të kërcënuara »
Article Logic
Execution time: 0.013501882553101
array(1) { ["section"]=> string(174) "pistoleta-juaj-ka-vrare-njerin-nga-protestuesit-pse-u-nderrua-tyta-e-armes-tuaj-ish-komandanti-i-gardes-tyten-e-nderroi-shoferi-i-beri-presion-prokuroria-qe-ta-pranoje-236403" }