Pitt testohet për dhunën ndaj djalit të tij, rrëfehen miqtë e dy aktorëve se ç'ndodhte në shtëpinë e tyre

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:36 29-09-2016 Pitt testohet për dhunën ndaj djalit të tij, rrëfehen miqtë e dy aktorëve se ç'ndodhte në shtëpinë e tyre

Marrëdhënia mes dy aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt kishte qenë ftohur që më parë rrëfejnë miqtë tyre.

Edhe pse ata jetonin me njëri-tjetrin kishin hapsirën e tyre brenda shtëpisë të cilët kanë treguar dhe për sherret e shumta mes tyre.

 “Praktikisht Angelina kishte pjesën e saj, ndërsa Brad kishte pjesën e tij.”- tha një burim pranë çiftit për Daily Mail.  Pitt  ka dhënë një test urine së fundmi, në kuadër të hetimit për akuzën e dhunës ndaj të birit Maddox. Rezultatet e testit nuk janë bërë ende të ditura. 

Për të mos u ndjerë vetëm, Brad kishte nisur të hapej me miqtë e tij, të cilëve u kishte rrëfyer se ishte i lodhur dhe se kjo ishte periudha më e keqe që ai dhe Jolie kishin kaluar ndonjëherë.

Po ashtu një burim pranë Jolie deklaroi se fakti që Brad hapej me të tjerë në lidhje me problemet në çift, e kishte acaruar bashkëshorten e tij. 

 Vetëm një ditë më parë aktori rrëfeu se nuk do të ishte prezent në premierën e një dokumentari ku ka marrë pjesë, për t’u përqëndruar tek problemet familjare.

Burime për "US Weekly" kanë deklaruar se Angelina dhe ekipi i saj po luftojnë që ta rrënojnë Pitt. 

 

.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028658151626587
array(1) { ["section"]=> string(110) "pitt-testohet-per-dhunen-ndaj-djalit-te-tij-rrefehen-miqte-e-dy-aktoreve-se-c-ndodhte-ne-shtepine-e-tyre-54513" }