Pjerin Ndreu i kujton Çollakut 5 ton drogë që u kap në kohën e PD: Ti ishe funksionar në ministri, gazetari: Pse unë e trafikova? Hajde ikim në prokurori (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:39 07-10-2020 Pjerin Ndreu i kujton Çollakut 5 ton drogë që u kap në kohën e PD: Ti ishe funksionar në ministri, gazetari: Pse unë e trafikova? Hajde ikim në prokurori (E PLOTË) Çollaku - Ndreu

Debati i nxehtë mes kryetarit të Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu dhe gazetarit Basir Çollaku ka vijuar me tone të larta dhe akuza personale në emisionin "Open".

Çollaku më herët tha se lidhur me kanabizimin e vendit ka përgjegjësi dhe pushteti lokal, duke nënkuptuar këtu dhe rolin e vetë Ndreut si kreu i Bashkisë Lezhë.

Më tej socialisti i ka kujtuar gazetarit 5 ton hashash që u kap në Malësi të Madhe në kohën e PD, kur Çollaku ishte zëdhënës në Ministrinë e Brendshme. I ndjerë i akuzuar 'pa të drejtë', Çollaku i ka kërkuar Ndreut të shkojnë në Prokurori.

Debati i plotë

Ndreu: Mos fol kot mos fol, ç'a po më bën presion ti mua tani, ç'a është kjo?

Çollaku: Jo mo ç'a presioni, kjo është e vërteta.

Ndreu: Mos më bëj të flas tani, se në kohën tuaj janë kapur 5 ton drogë në Malësi të Mashe, ti ke qenë funksionar i ministrisë së Brendshme, ksihe informacion...

Çollaku: Po pse unë i kam trafikuar?

Ndreu: Jo nuk i ke trafikuar ti, po kishe post, ksihe informacion

Çollaku: Hajde shkojmë bashkë në prokurori nëse ke diçka...

Ndreu: Nuk desha me e thënë por...

Lexo edhe: Zhdukja e 3 kushërinjve në Malësi të Madhe, Pjerin Ndreu 'përplaset' me Çollakun: Po flet gabim, nuk më intimidon dot mua, gazetari: E hedhim me bast që s'janë 5 kg drogë (E PLOTË)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PËRPLASJA/ Brisida Shehaj i përgjigjet Murrizit: Shokët e e tu rilindas të mbajnë me të mira, se unë kam burrëri dhe ua tregova vendin
‘U ndihmuam nga PD për votat e Kodit Zgjedhor’, Alibeaj i përgjigjet deklaratës së Alket Hysenit: Sajesa të atij që akuzohet për vjedhjen e tokave në bregdet »
Article Logic
Execution time: 0.011461973190308
array(1) { ["section"]=> string(164) "pjerin-ndreu-i-kujton-collakut-5-ton-droge-qe-u-kap-ne-kohen-e-pd-ti-ishe-funksionar-ne-ministri-gazetari-pse-une-e-trafikova-hajde-ikim-ne-prokurori-e-plote-223066" }