Pjerin Ndreu i pari që PRANON nga PS se Lefter ALLA thith kokainë: Ca në PD e pijnë më keq se ai (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 12:36 23-01-2020 Pjerin Ndreu i pari që PRANON nga PS se Lefter ALLA thith kokainë: Ca në PD e pijnë më keq se ai (E PLOTË) Ndreu-Alla

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu është i pari nga PS që pranon se në video, duke thithur kokainë ishte pikërisht Lefter Alla, kryebashkiaku i Bulqizës.

Ndreu shkoi edhe më tej duke thënë se ‘ca në PD e bëjnë më keq se ai i Bulqizës’ por refuzoi t’i thoshte me emra.

“Ka politika shqiptare problematikë, ka dhe më rëndë se kaq, ka vrasje në boulevard, 4 njerëz të pafajshëm. Unë nuk mund të them se në një familje nuk janë në ritmin e asaj që kërkon shoqëria por kjo nuk do të thotë që mund ta etiketojmë familjen sit ë tilllë e atillë.

Njerëz ka dhe do ketë shqipëria kaq është e vogël, ne nuk kemi fut akoma nëpër parti testet e drogës, as PD tashi mos më bëni të them unë nja ca emra që e bëjnë më keq se a i BULQIZËS.

Personalisht, kur të duan nja 15 herë në muaj shkoj e bëj unë testin, në Lezhë s’do gjejnë asgjë vecse korrektesë. Unë shkoj sa herë ti ketë qejfi për publikun, bashkë me median, sa herë duan ata.

Kush ka lidhje koston e ka politike. Familja jonë politike s’mund të dëmtohet nga 4 a 5 persona as nga 20. Janë shumë pak për ta ndot ujin e PS”, u shpreh Ndreu për Report Tv.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034296035766602
array(1) { ["section"]=> string(110) "pjerin-ndreu-i-pari-qe-pranon-nga-ps-se-lefter-alla-thith-kokaine-ca-ne-pd-e-pijne-me-keq-se-ai-e-plote-192915" }