Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste, pas akuzës së paradites se duhen penalizuar firmat që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve pasi nuk kanë hedhur asnjë gramë kripë në rrugët nacionale në veri të vendit, i rikthehet pasdite sërish kësaj akuze.
Përkundër dy ministrave të qeverisë, Sokol Dervishajt të Transporteve dhe Saimir Tahirit të Ministrisë së Brendshme që janë duke inspektuar rrugët në veri të vendit, Pjerin Ndreu, I cili gjendet në Fushë-Arrëz, nëpërmjet rrjeteve sociale sfidon dy ministrat.
“Sa fillon Kufiri me Puken deri ne qytet asnje borepastruese e asnje kokerr kripe. Kush ma gjen nje ne kete aks te tregoje....” shkruan ai në facebook, duke nxjerrë edhe fotot e rrugëve mbuluar më borë.