Pjesë e grupit që trafikoi 1.18 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, ‘zbulohet’ kënga me foto nga burgu e Sandër Pemaj: Do vijë dita që do dalim, ku do shkoni ju o polica…

Publikuar tek: aktualitet, më 21:24 25-01-2020 Pjesë e grupit që trafikoi 1.18 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, ‘zbulohet’ kënga me foto nga burgu e Sandër Pemaj: Do vijë dita që do dalim, ku do shkoni ju o polica… Foto nga Burgu: Sander Pemaj

Autoritetet greke në bashkëpunim me Zyrën e DEA-s amerikane, autoritetet shqiptare e spanjolle kanë finalizuar dje operacionin më të madh antidrogë në zonën e Agrinjos, ku u sekuestruan 1 ton e 181 kg kokainë, e trafikuar nga Karaibet.

Pjesë e grupit ishin 6 shtetas shqiptarë dhe 2 marokenë, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e të gjithë anëtarëve në disa shtete të botës. Newsbomb.al raporton se gjashtë shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drograve të forta janë: Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Lek Doda, Sandër Pemaj, Erlin Zotaj dhe Maksim Preçi.

Sipas mediave dhe autoriteteve greke, Sandër Pemaj dyshohet se është kreu i kësaj organizate kriminale, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Në vitin 2017 në Youtube është publikuar një këngë kushtuar Sandër Pemaj, me foto nga burgu grek, ku theksohet racizmi i policëve grekë ndaj shqiptarëve.

Lexo edhe: Sekuestrohen 1.18 ton KOKAINË e blerë në Karaibe, në pranga 6 shqiptarë

KËNGA PËR SANDËR PEMAJ NË YOUTUBE:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072109699249268
array(1) { ["section"]=> string(170) "pjese-e-grupit-qe-trafikoi-1-18-ton-kokaine-nga-karaibet-ne-greqi-zbulohet-kenga-me-foto-nga-burgu-e-sander-pemaj-do-vije-dita-qe-do-dalim-ku-do-shkoni-ju-o-polica-193148" }