Pjesë e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen dhe LDK-në? Flet Behgjet Pacolli

Publikuar tek: rajon, më 22:10 20-11-2019 Pjesë e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen dhe LDK-në? Flet Behgjet Pacolli Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, është shprehur sot për herë të parë nëse do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës mes Kurtit e Vjosa Osmanit.

Në një intervistë për RTK, Pacolli ka thënë se nuk beson që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re sepse së pari nuk ka marrë ndonjë ftesë dhe së dyti LDK-VV i kanë numrat dhe partnerët për të qeverisur pa AKR.

 “Unë me asnjë lider partiak nuk kam pasur raporte të këqija, po ashtu edhe me zotin Kurti kam respekt. Por sa I përket bashkëpunimit politik nuk jam I sigurt se do të ndodhë. Unë besoj që LDK dhe Vetëvendosje kanë mjaft numra e partnerë për të qeverisur. Ashtu si e shoh unë AKR-ja bashkë me NISMA-n do të mbesim në opozitë. Nuk kam pasur ofertë dhe nuk pres të kem, por sidoqoftë jam aty”, ka thënë Pacolli.

Gjithashtu, kreu i AKR-së ëhstë shprehur se duhet të respektohet verdikti i qytetarëve për largimin e qeverisë së kaluar, dhe sipas tij ai ka qenë pjesë e asaj qeverie.

“Kam qenë pjesë e qeverisë dhe unë e shoh një ndëshkim nga qytetarët për qeverinë e kaluar. Jam pjesë e saj dhe ky ndëshkim më ka konsideruar edhe mua. Është e vështirë të them po do të jem pjesë e qeverisë. nëse qytetari ka vendosë ndryshe, duhet ta kuptojmë qytetarin dhe të jemi në opozitë dhe nga aty të kontribuojmë”, ka thënë Pacolli.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021210908889771
array(1) { ["section"]=> string(85) "pjese-e-koalicionit-qeverises-me-vetevendosjen-dhe-ldk-ne-flet-behgjet-pacolli-186621" }