Pjesë e Komisionit që do filtrojë kandidatët e PD, Pepa: Lista gati në fund të shtatorit (Si do shqyrtohen kandidatët)

Publikuar tek: politike, më 14:47 05-08-2020 Pjesë e Komisionit që do filtrojë kandidatët e PD, Pepa: Lista gati në fund të shtatorit (Si do shqyrtohen kandidatët) Papa

Enriketa Papa një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD ka deklaruar se lista do të jetë gati nga shtatori.

Ky muaj sipas saj do të jetë goxha impenjativ por në fund do të ketë një listë, dinjitoze.

“Zoti Basha e ka thënë dje, në shtator PD do të përfundojë punën tonë, voluminioze. Ky muaj  do të jetë goxha impenjativ. Besoj se shtatori do të jetë gati dhe PD do ketë një listë dinjitoze të kandidatëve të saj.

Ka emra të rinj, kështu do shikojmë . Do kalojmë atë filtrimin e mbistrukturuar nga ana e PD. Kandidatët do të plotësohen patjetër. Të shikojmë nuk është një punë që varet nga një person. Përkushtimi është maksimal”, tha ajo.

Ndërkaq shton se PD po shkon drejt hapjes dhe se do të ketë edhe emra të rinj.

 “Pastërtia e figurës, mosqënies pjesë e strukturave të ish-sigurimit të shtetit, dekriminalizimi, kuotat gjinore, struktura nga forumet rinore, ku 10% do të jenë të rinjtë nga FRPD, apo shtresa e ish-të përndjekurve politik etj. Janë pak a shumë kriteret kryesore të përzgjedhjes. Ky do jetë një muaj impenjativ në filtrimin dhe seleksionimin e emrave, dhe në Shtator mendoj se PD do jetë gati për të paraqitur një listë dinjitoze të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

PD me këtë proces tregon një hapje të saj, janë jo vetëm emra që vijnë nga bazat e saj, ka edhe emra të rinj. Kandidatët nuk shqyrtohet vetëm nga një anëtar i komisionit, por të gjithë emrat kalojnë tek secili anëtar i komisionit. Fillimisht shqyrtohen të gjithë emrat, pastaj i kalohen bazës që i miraton apo i diskuton këtë emra, pastaj na rikthehen sërish neve për të parë të dhënat për secilin kandidat. Do hetohet në strukturat përkatëse pavarësisht vetëdeklarimit, për secilin kandidat”, shtoi më tej Papa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010339021682739
array(1) { ["section"]=> string(121) "pjese-e-komisionit-qe-do-filtroje-kandidatet-e-pd-pepa-lista-gati-ne-fund-te-shtatorit-si-do-shqyrtohen-kandidatet-216180" }