Pjesë e opozitës, Dule: Ja çfarë më bashkon me Bashën

Publikuar tek: aktualitet, më 22:10 08-11-2019 Pjesë e opozitës, Dule: Ja çfarë më bashkon me Bashën Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule

Ish deputeti Vangjel Dule ka deklaruar se largimi i Ramës dhe qeverisë së tij si dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë dy gjërat që e bashkojnë atë me Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kreu i PBDNJ-së theksoi se brenda pranverës së ardhshme do të ketë zgjedhje të reja.

‘Nuk është në favorin e vendit, ky është një disavantazh sepse demokracia në vendin tonë është duke vdekur. Jam shumë optimist se jemi duke iu afruar, çdo gjë do kohë. Koha politike është pak e ndryshme nga koha fizike.

Duhet të jemi të qartë se kampi opozitar është më i gjeri gjatë këtyre viteve të pluralizimit tonë. Kemi dy momente që na bashkojnë; largimi i kryeministrit dhe qeverisë së tij dhe e dyta, organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.

Unë po shikoj se po kompaktësohet në qëndrimet e veta opozita e sotme. Politika jonë ka shumë fenomene negative, më e keqja është se zgjidhesh me një parti dhe pastaj kalon tek ana tjetër.  Deri më sot ne kemi marrëveshje dypalëshe PD-PBDNJ. Besoj kemi zgjedhje në pranverë’, ka thënë ish-deputeti Dule.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074069499969482
array(1) { ["section"]=> string(58) "pjese-e-opozites-dule-ja-cfare-me-bashkon-me-bashen-185209" }