Pjesë e programit '100 fshatrat', nis hartimi i projektit për restaurimin e 80 portave të Rehovës

Publikuar tek: kulture-art, më 22:33 24-03-2019 Pjesë e programit '100 fshatrat', nis hartimi i projektit për restaurimin e 80 portave të Rehovës

Në Rehovë ka nisur hartimi i projektit për restaurimin e 80 portave të ndërtesave karakteristike të fshatit të cilësuar si një prej perlave të Kolonjës. 

Si pjesë e programit të 100 fshatrave model për zhvillimin e turizmit dhe e konsideruar një prej perlave të Kolonjës dhe Qendër e Mbrojtur Historike, Rehova do ti nënshtrohet restaurimit.

80 portat e ndërtesave karakteristike të Rehovës, të cilat do ti nënshtrohen restaurimit kompozojnë së bashku një tablo të mjeshtrave kolonjarë, kulturës dhe vlerave të fshatit.

Puna përgatitore po kryhet nga studentë të arkitekturës dhe pedagogë italianë në bashkëpunim me specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Synimi është krijimi i një itinerari arkitektonik-turistik-kulturor dhe shndërrimi i Rehovës në një destinacion për turistët.

Fshati është i njohur edhe për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme. /ORA NEWS

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066530704498291
array(1) { ["section"]=> string(101) "pjese-e-programit-100-fshatrat-nis-hartimi-i-projektit-per-restaurimin-e-80-portave-te-rehoves-157732" }