Pjesë e trafikut të drogës, Vuçiç në telashe

Publikuar tek: rajon, më 12:59 10-12-2019 Pjesë e trafikut të drogës, Vuçiç në telashe Aleksandër Vuçiç

Opozita serbe ka akuzuar presidentin Aleksandër Vuçiç dhe vëllain e tij Andrei, për trafik droge.

Dyshimet u ngritën menjëherë pas gjetjes së një sasie marijuana në një fermë në vend, e cila sapo ishte vizituar nga disa përfaqësues qeveritarë.

Sipas opozitës serbe, pas arrestimit pronari i saj i telefonoi vëllait të presidentit Vuçiç.

Ndërkaq, vetë kryebashkiaku i Novi Sadit dhe rivali politik i Vuçiç, Milosh Vucevic deklaroi publikisht se sapo kishte denoncuar personalisht Aleksandër dhe Andrei Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Sipas Vucevic, vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e marijuanës në një fermë në Jovanicë dhe ky është një lajm që nuk duhet të kalojë në heshtje, kurrësesi.

'Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të nddhë sa më shpejt', unë sapo i denoncova në polici', përfundoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075430870056152
array(1) { ["section"]=> string(50) "pjese-e-trafikut-te-droges-vucic-ne-telashe-188970" }