Pjesëtari i Iluminatit tregon detaje të padëgjuara më parë rreth shoqërisë sekrete

Publikuar tek: bota, më 16:39 06-11-2016 Pjesëtari i Iluminatit tregon detaje të padëgjuara më parë rreth shoqërisë sekrete

Një ish-anëtar i shoqërisë sekrete më të mistershme në botë, ka konfirmuar se Iluminati jo vetëm që ekziston por ka edhe plane tmerruese për të ardhmen e njerëzimit.

Ai pretendon se është rekrutuar në shoqërinë sekrete që kur ishte 19 vjeç, por i është dashur “të largohet” pas plot 47 vitesh brenda saj.

Duke folur në ëebfaqen “Imgur” ai thotë se presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, nuk është pjesë e Iluminati, por liderat botërorë po përgatiten për Luftën e Tretë Botërore duke jetuar në bunkere të nëndheshme, përfshi edhe nën aeroportin e Denverit në SHBA, raporton Newsbomb.al.

“Janë 439 bunkerë në mbarë botën, të gjithë kontrollohen dhe mirëmbahen nga Iluminati. Bunkeri më i madh është në Sao Paulo, Brazil. Ky bunker ka kapacitetin për të mbajtur 5,000 njerëz për një periudhë 10 vjeçare.

Unë kam qenë në këtë bunker dhe është më i madh nga çdokush mund të imagjinojë. Është siguruar vetëm për ngjarje apokaliptike”, tregon ai.

“5000 nga njerëzit më të fuqishëm, të pasur dhe të ndritur të botës do të gjejnë strehë në këtë bunker, në rast të një lufte termonukleare, fatkeqësi natyrore, apo çdo katastrofë tjetër globale”, shkruan ai, raporton Newsbomb.al.

Screesferghhhhhdnshot_1.jpg

Ai tregon më tej se figura të rëndësishme botërore si Leon Trotsky, Abraham Lincoln dhe Saddam Hussein kanë qëndruar në bunkere gjatë konflikteve.

Duke folur për teori të tjera konspirative, ai thotë se ulja në Hënë në vitin 1969 ishte e vërtetë por rusët e kishin arritur një gjë të tillë 7 vite më parë.

Vladimir Putinm - thotë ai - është pjesë e Iluminati dhe ka nën kontroll Azinë. Gripi spanjoll i 1918, SARS dhe gripi i shpendëve, janë të gjitha të orkestruara nga shoqëria sekrete.

Megjithëse ai ka shkruar me pseudonim, shumë komentues e kanë cilësuar si mashtrues, por postimi i tij tashmë është fshirë dhe llogaria i është mbyllur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018415927886963
array(1) { ["section"]=> string(88) "pjesetari-i-iluminatit-tregon-detaje-te-padegjuara-me-pare-rreth-shoqerise-sekrete-58593" }