Plagos fqinjin me automatik në pikë të mëngjesit, si u kap në kohë rekord autori nga FNSH (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 25-02-2018 Plagos fqinjin me automatik në pikë të mëngjesit, si u kap në kohë rekord autori nga FNSH (EMRI) ilustruese

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Vukël, Malësi e Madhe. Nga të dhënat e para, policia ka lokalizuar menjëherë autorin, i cili u kap në kohë rekord edhe me ndërhyrjen e FNSH.

Sipas policisë, i plagosuri 51-vjeç mori një plumb në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën, nga autori Vasel Vuçinaj, tashmë i arrestuar.

“Me datë 25.02.2018 , në orët e para të mëngjesit, është marrë njoftim te Salla Operative se në fshatin Vukël, Malësi e Madhe, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda , forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSh Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital , paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, konkretisht:

- Vasel Vuçinaj, 49 vjec, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja. Po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata problematike e motit: Merren masa urgjente, angazhohen Forcat e Armatosura
Aksidenti tragjik në Shkodër, dy politikanë të rëndësishëm vizitë te familja Preka »
Article Logic
Execution time: 0.011433124542236
array(1) { ["section"]=> string(100) "plagos-fqinjin-me-automatik-ne-pike-te-mengjesit-si-u-kap-ne-kohe-rekord-autori-nga-fnsh-emri-111395" }