Fatmir Cenaj qëlloi me armë ish-kryetarin e fshatit Rehovë në Skrapar, pas një konflikti për çështje pronash.
Policia bëri të mundur arrestimin e 58-vjeçarit i cili tentoi të arratisej. I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës dhe ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.