Plagosen 20 persona në qiell, tmerrohen pasagjerët

Publikuar tek: bota, më 09:38 18-06-2017 Plagosen 20 persona në qiell, tmerrohen pasagjerët

Mbi 20 vetë kanë mbetur të plagosur gjatë fluturimit të avionit “MU774” nga Parisi për në Kunming, kryeqyteti i provincës jugperëndimore të Kinës, Yunnan.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se plagosja e personave në bord, ka ardhur si pasojë e turbulencave të ajrit.

Pas incidentit, aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në Kunming, kryeqyteti i provincës jugore të Yunnanit të Kinës dhe ata që kishin nevojë për ndihmë mjekësore, janë dërguar në spital, njoftoi Xinhua.

Në një deklaratë nga spitali, asnjë nga pasagjerët nuk mori dëmtime të rrezikshme për jetën.

Të paktën 12 persona janë shtruar në spital, me lëndime, duke përfshirë thyerje, plagë dhe lëndime në kokë.

Transportuesi ajror, në një deklaratë thanë se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë përjetuan frikë”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anglia nuk gjen paqe, protesta masive kundër kryeministres Teresa May
Digjet pylli në Portugali, vdesin tragjikisht 57 persona, të tjerë të zhdukur »
Article Logic
Execution time: 0.011048078536987
array(1) { ["section"]=> string(55) "plagosen-20-persona-ne-qiell-tmerrohen-pasagjeret-82886" }