3 persona kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zydi Herri” pranë urës së Institutit Bujqësor. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa ende nuk bëhen të ditur emrat e të lënduarve, apo rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se njëri prej të plagosurve është në rrezik për jetën, ndërsa dy të tjerët janë me lehtë. Sipas report tv njëri prej të plagosurve është identifikuar me emrin Korab Peposhi 40 vjeç nga Kukësi.
Forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Lajmi në përditësim...