Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të mjetit, bashkëshortes së tij dhe fëmijës ka ndodhur në Kukës.
Mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit. Familja ishte nisur nga Kosova për në Shqipëri ndërkohë që raportohet se janë dërguar me urgjencë në spital.