Plagoset me armë gjahu 15 vjeçari në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:29 11-08-2018 Plagoset me armë gjahu 15 vjeçari në Vlorë Foto ilustruese

Një incident ka ndodhur në Vlorë ku ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.

Ka qenë një 80-vjeçar, i cili në rrethana të pazbardhura, nga pakujdesia ka qëlluar me armën e gjahut, tip çifte, duke plagosur një minoren.

Mësohet se 15-vjeçari u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Më datë 10. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin T. H., vjeç 80, banues Vlorë, pasi në lagjen “Uji Ftohtë”, në banesë, nga pakujdesia, ka plagosur me armën e gjahut të cilën e ka me leje, fëmijën e mitur Q. C., vjeç 15, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Arma e gjahut u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 89 i Kodit Penal

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11884999275208
array(1) { ["section"]=> string(49) "plagoset-me-arme-gjahu-15-vjecari-ne-vlore-130819" }