Dy persona kanë nisur një konflikt pranë "Sahatit" në qendër të Tiranës ku si pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri Martin.I., 27 vjeç.
Sherri më pas ka vijuar në zonën e “Ushtarit të Panjohur” ku ka mbetur edhe 27 vjeçari. Forca të shumta policie kanë rrethuar qendrën dhe ambulanca ka shkuar menjeherë në vendngjarje për të marrë të plagosurin. 27 vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës. Mësohet se i riu ka marrë plagë në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Policia tashmë ka identifikuar autorin, emrin e të cilit nuk e bën me dije dhe është vënë në ndjekje të tij.
Gjithashtu policia po merr në pyetje dëshmitarët dhe po kontrollon kamerat e sigurisë në nënstacione për të zbardhur të plotë ngjarjen.