Një plagosje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.
Mësohet se 30-vjeçari Julian Serdani me banim në lagjen “Apollonia” të Fierit është plagosur në këmbë dhe dorë.
Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa është e paqartë dinamika e ngjarjes.
Informacion paraprak nga policia:
Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen "15 Tetori" Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.