Plagoset me thikë 22-vjeçari në Vlorë, dyshohet se është qëlluar nga e dashura

Publikuar tek: aktualitet, më 07:25 27-05-2020 Plagoset me thikë 22-vjeçari në Vlorë, dyshohet se është qëlluar nga e dashura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur pranë zonës së quajtur Aleksandria.

I riu është qëlluar me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit me të dashurën e tij 20-vjeçare dhe se ajo e ka goditur me thikë në këmbë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009861946105957
array(1) { ["section"]=> string(84) "plagoset-me-thike-22-vjecari-ne-vlore-dyshohet-se-eshte-qelluar-nga-e-dashura-207950" }