Plagoset me thikë kreu SOCIALIST i Sukthit dhe nipi i tij, autori në kërkim (Emrat-Detaje)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 31-12-2019 Plagoset me thikë kreu SOCIALIST i Sukthit dhe nipi i tij, autori në kërkim (Emrat-Detaje) Rrapo Osmani

Kreu socialist i njësisë administrative Sukth është plagosur pasditen e sotme me thikë.

Rrapo Osmani dhe nipi i tij, K.Osmani janë sulmuar me thikë nga një person për motive që nuk dihen ende. Osmani dhe nipi i tij janë dërguar në spitalin e Durrësit ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi A.Meta, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se tre personat janë konfliktuar fillimisht në rrugë dhe më pas kanë shkuar te shtëpia e Osmanit, ku në konflikt e sipër janë plagosur me thikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i frikshëm te “Kafe Flora”: Makina përmbyset në mes të rrugës, tjetra del në trotuar (VIDEO)
Burgjet i japin leje, vëllai i Admir Murataj do të marrë pjesë në varrimin e të atit »
Article Logic
Execution time: 0.011604070663452
array(1) { ["section"]=> string(94) "plagoset-me-thike-kreu-socialist-i-sukthit-dhe-nipi-i-tij-autori-ne-kerkim-emrat-detaje-190838" }